Aktualitet

Tërmeti shkakton 11 viktima/ Në Durrës shkëputet shtesa nga pallati, shkërmoqen 6 kate (FOTO)

26 Nëntor 2019, 09:27 Nga DOSJA
Tërmeti shkakton 11 viktima/ Në Durrës shkëputet shtesa nga

Shqipëri– Tërmeti i fortë i orëve të para të mëngjesit të sotëm shkaktoi shumë dëme materiale në vend, por deri më tani raportohen edhe 11 viktima.

Durrësi është një nga qytetet më të prekura në vend, ku aty raportohet edhe për numrin më të madh të viktimave.

Dosja.al ka siguruar edhe foto nga qyteti i Durrësit, ku në lagjen 11-shtatori një shtesë e një pallati është shkëputur pas lëkundjeve të forta. Kjo shohet qartë në fotot e mëposhtme.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 11 viktima dhe 300 të plagosur. Ndërkohë që mbi 200 persona kanë marrë ndihmën e parë në spital.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll