Aktualitet

Tërmet i fuqishëm tundi Shqipërinë, spitali i Traumës mbipopullohet nga të plagosurit (VD)

26 Nëntor 2019, 09:45 Nga DOSJA
Tërmet i fuqishëm tundi Shqipërinë, spitali i Traumës

TIRANË– Spitali i Traumës është mbipopulluar nga pacientë, të cilët kanë mbetur të plagosur, si pasojë e tërmetit të fuqishëm, i cili goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime për Dosja.al mëson se spitali i Traumës po stabilizon të plagosurit që kanë shkuar me plagë e fraktura të rënda, ndërkohë që bën me dije se në spital do të qëndrojnë vetëm pacientët që janë për t’u operuar, ndërsa pacietët e tjerë të shtruar do të dalin derisa të normalizohet situata pas tërmetit.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani bilanci total i viktmave është raportuar shtatë viktima.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll