Aktualitet

Manastirliu jep detaje për të plagosurit: Janë 600 persona, ekipet mjekësore në gatishmëri të plotë (VD)

26 Nëntor 2019, 09:51 Nga DOSJA
Manastirliu jep detaje për të plagosurit: Janë 600 persona,

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasirliu ka bërë me dije detaje të reja nga tërmeti. Sipas saj deri tani në të gjithë qarqet e prekura nga tërmeti janë 600 persona që kanë marrë ndihmë mjekësore. Më tej ministrja shprehet se ekipet mjekësore janë në gatishmëri të plotë.

Në spitalin e Durrësit për të parë nga afër situatën e të lënduarve nga tërmeti që tronditi vendin. 176 qytetarë kanë marrë shërbim mjekësor në spitalin e Durrësit, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar. Janë më shumë se 600 qytetarë kanë marrë trajtim në spitalet e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Kurbinit dhe Krujës. Ekipet mjekësore janë në gatishmëri të plotë!”, shkruan Manastirliu.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu plagosen 600 persona nga termeti termet i forte ne shqiperi termet ne shijak ogerta manastirliu plagosen 600 persona nga termeti termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll