Aktualitet

Rrafshohet nga tërmeti hoteli në Durrës/ Nën gërmadha ende të bllokuar dy kosovarë (FOTO)

26 Nëntor 2019, 09:52 Nga DOSJA
Rrafshohet nga tërmeti hoteli në Durrës/ Nën gërmadha

Durrës- Një tërmet i fuqishëm ka goditur vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dëmet më të mëdha janë shënuar  edhe në qytetin e Durrësit dhe në zonën e Plazhit.

Deri më tani ka shkuar në 11 numri i viktimave, ndërsa ende ka qytetarë nën rrënoja. Raportohet se 2 shtetas kosovarë janë gjetur të gjallë nën rrënoja.  Ata kanë mbetur të bllokuar për disa orë në pjesën e korridorit të hotelit tashmë  të rrënuar, “Tropikal”.  Pritet që nxirren aty së shpejti nga gërmadhat.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 11 viktima dhe mbi 300 të plagosur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shijak termeti i forte ne shqiperi termet ne shijak termeti i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll