Aktualitet

Tërmeti i fuqishëm tronditi Shqipërinë, Tifozët Kuq e Zi të gatshëm për të ndihmuar qyetarët e prekur

26 Nëntor 2019, 09:39 Nga DOSJA
Tërmeti i fuqishëm tronditi Shqipërinë, Tifozët Kuq e

TIRANË- Teksa Shqipëria është tronditur mëngjesin e kësaj  të marte nga një tërmet i fuqishëm që ka lënë të vdekur 11 persona dhe qindra të lënduar.

Pas kësaj ngjarje teje të rëndë që ka krijuar panik tek të gjithë shqiptarët kanë vijuar me reagime të shumta për këtë ngjarje të rëndë.

Mes shumë reagimesh edhe grupi i tifozëve të Kombëtares së Shqipërisë, Kuq e Zi, ka bërë një njoftim përmes rrjeteve sociale se kanë ngritur një fond emergjent për të ndihmuar çdo të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

“Pas tërmeteve të fundit, Tifozat Kuq e Zi janë mobilizuar, dhe kanë ngritur një fond emergjent për ndihmë, vatrave të prekura. Ju njoftojmë se kemi filluar grumbullimin e mjeteve për zonat e dëmtuara. Për të kontribuar edhe ti, ju lutem kontaktoni përfaqësuesin më të afërt ëëë.tifozatkuqezi.com/perfaqesuesit. Gjithashtu, Tifozat Kuq e Zi, shprehin gatishmëri që të japin ndihmën e tyre vullnetare, qoftë si pjesë e ushtrisë, kryqit të kuq, apo organizatave të tjera simotra që ndihmojnë njerëzit në nevojë. #meShqiperine #perShqiperine”-shkruhet  në statusin  e Tifozave Kuq e Zi.

Qytetet më të prekura janë Tirana, Durrësi, Lezha dhe Shijaku, ku aty ka shumë ndërtesa të shembura dhe njerëz të lënduar. Spitalet e vendit janë mbushur me të lënduar. Qindra qytetarët janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Tërmeti ka qenë shumë i fuqishëm, saqë ka ndjerë edhe në shtetet përreth si Maqedoni e Veriut, Kosovë, Serbi dhe Bullgari.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termeti ne shijak tifozet kuqezi per termetin e fusqishem termeti ne shijak tifozet kuqezi per termetin e fusqishem

Sondazh

Poll