Aktualitet

Pronari vrapon në rrugë/ Tjetër rrezik në Durrës, 250 litra gaz në bodrumin e hotelit, policia dhe zjarrfikëset në alarm

26 Nëntor 2019, 10:18 Nga DOSJA
Pronari vrapon në rrugë/ Tjetër rrezik në Durrës, 250

DURRËS- Në hotel Lubjana në Durrës i cili u prek nga tërmeti është vënë gjendja e alarmit jo vetëm për pasojat ndaj lëkundjeve të fuqishme sizmike, por për shkak të alarmit që ka ngritur pronari i këtij hoteli.  

Sipas Shqiptraja.com, në bodrumin e tij ndodhet një bombol gazi 250 litra, e cila mund të rrezikojë të shpërthejë. Policia ka vënë perimetrin e sigurisë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hotel lubjana termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak hotel lubjana termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll