Aktualitet

Tërmeti i fortë në Shqipëri/ ARRSH-ja: Në të gjitha akset kryesore të vendit qarkullimi kryhet pa problem

26 Nëntor 2019, 10:10 Nga DOSJA
Tërmeti i fortë në Shqipëri/ ARRSH-ja: Në të

Tiranë- Pas tërmetit të fuqishëm ditën e sotme ARRSH-ja në një njoftim zyrtar ku ka njoftuar se në të gjitha akset kryesore të vendit qarkullimi kryhet pa problem.

Njoftimi i ARRSH-së

Marrë shkak nga tërmetet e ndodhura ditën e sotme më datë 26.11.2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar, së bashku me kontraktorët dhe punonjësit e mirëmbajtjes, dolën menjëherë në terren. Në të gjitha akset kryesore të vendit qarkullimi kryhet pa problem.
Drejtoria e Rajonit verior. Nga inspektimi vizual ne terren rezultoi se ne urat e Rajonit verior nuk ka probleme. Po vazhdon inspektimi me i hollësishëm për situatën.
Drejtoria e rajonit Qendror
Raporton se pas inspektimit vizual, nuk ka probleme në veprat e artit pas tërmetit. Do grupi i mirëmbajtjes është në terren dhe do të vazhdojë inspektimi më i hollësishëm.
U raportua për një problem tek Mbikalimi i Shkozetit.
Grupi i punës i ngritur nga ARRSH, që u gjend menjëherë pas raportimit në terren, konstatoi se ka disa dëmtime në mbikalim, si ai i elementeve antisizmik.
Dëmtime të mbi strukturës nuk ka. Inspektimi po vijon.
Janë marrë masat për devijimin e trafikut.
Drejtoria e Rajonit Jugor Informohemi se ne jug lëkundjet janë ndier në Fier më shumë, por pa probleme.
Vazhdon inspektimi i hollësishëm ne terren.
Të gjithë kontraktorët, inspektorët e drejtorive rajonale dhe mbikëqyrësit janë në terren për verifikimin e situatës.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 11 viktima dhe 300 të plagosur. Ndërkohë që mbi 200 persona kanë marrë ndihmën e parë në spital.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet ne shijak termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll