Aktualitet

FOTO/ “Iku shpejt”, avokati përlotet pas vdekjes së të riut në Thumanë: Ishte i mrekullueshëm Kristian, qofsh i parajs

26 Nëntor 2019, 08:30 Nga DOSJA
FOTO/ “Iku shpejt”, avokati përlotet pas vdekjes së

TIRANË– Kondi Ilia, avokati i të riut Kristian Preçi është përlotur pas vdekjes së të riut si pasojë e tërmetit në Thumanë.

Në një status në rrjetet sociale, avokati shkruan se Kristiani ishte një djalë i mrekullueshëm dhe se iku shpejt nga jeta.

Sot humbi jeten nga termeti Kristian Preçi banor i Thumanës, klienti im qe fitoi pafajësinë pas 5 muajsh burgim të padrejtë. Ngushellime familjareve, qofte i parajses. Jam pa fjale…Kristiani ishte nje djale i mrekullueshem. Iku shpejt…?,”- shkruan Ilia krahas fotove ku shihet i qeshur krah klientit të tij.

Por nga buzëqeshja që kishte atë ditë që u lirua nga burgu, sot avokati është përlotur.

Kristian Preçi është një prej personave që ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e tëmretit të fuqishqëm. Ka qenë gazetarja Arana Loce e Ora Neës ajo që e ka bërë të ditur këtë lajm të hidhur.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani bilanci total i viktmave është raportuar pesë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kondi ilia vdes kristian preci kondi ilia vdes kristian preci

Sondazh

Poll