Aktualitet

9 anëtarë të familjes Lala nën rrënoja/ Balluku flet për shkatërrimin: Ndodhen të gjithë këtu, po bëjmë ç’mundemi

26 Nëntor 2019, 07:41 Nga DOSJA
9 anëtarë të familjes Lala nën rrënoja/ Balluku flet

DURRES- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka thënë se në qytetin e Durrësit, në banesën e familjes Lala, në zonën e Kënetës ndodhen 9 anëtarë të një familjeje nën rrënoja.

“Familja Lala, 9 anëtarë nën rrënoja. Nuk e dimë nëse të 9 anëtarët ndodhen brenda në banesë. Banesa është e shkatërruar, unë jam vetë këtu. Po bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetë njerëzish.”-tha Balluku.

 

Ka shkuar në 7 numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku familja lala ne termet termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë belinda balluku familja lala ne termet termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll