Aktualitet

Rama: Italia, Franca, Turqia, Gjermania dhe vendet fqinje kanë nisur avionë me skuadra Speciale, edhe Thaçi më telefonoi

26 Nëntor 2019, 08:00 Nga DOSJA
Rama: Italia, Franca, Turqia, Gjermania dhe vendet fqinje kanë nisur

SHQIPERI- Kryeministri Edi Rama njofton se Shqipëria po ndihmohet me avion nga Italia, Franca, Turqia dhe Greqia. Në rrjetet sociale, Rama shkruan se edhe ambasadat e SHBA dhe BE janë gati për ndihmë.

Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi?Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale?Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë?Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë?

— Edi Rama (@ediramaal) November 26, 2019

Në një reagim të dytë, Rama thotë se edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur skuadrat speciale për të nxjerrë personat që ndodhen nën rrënoja.

Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja?Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur në pikat ku kushtet janë më të rënda

— Edi Rama (@ediramaal) November 26, 2019

Më tej Rama shton se dhe nga Gjermania, Maqedonia e Veriut, Bullgaria e Mali i Zi kanë shprehur ngushëllimet për viktimat dhe kanë nisur ndihmat e tyre. 

Një tërmet i fortë 6.4 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 7 viktima dhe mbi 300 të plagosur.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama termet i forte ne shqiperi termeti ne shijak edi rama termet i forte ne shqiperi termeti ne shijak

Sondazh

Poll