Aktualitet

Tërmeti shkundi Shqipërinë/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Qëndroni larg godinave të dëmtuara, telefononi në numr

26 Nëntor 2019, 08:22 Nga DOSJA
Tërmeti shkundi Shqipërinë/ Policia e Shtetit thirrje

Tiranë- Për tërmetin i cili shkundi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në një njoftim, ku bën thirrje që banorëve që të qëndrojnë larg godinave të dëmtuara dhe për çdo rast të telefonojnë në numrin falas 112.

Njoftimi i Policisë:

Rreth 1,900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Deri në këto momente u është dhënë ndihmē mbi 260 qytetarëve. Policia e Shtetit u kërkon gjithë qytetarëve të Durrësit dhe rrethinave të kufizojnë në maksimum lëvizjet me mjetet e tyre, për t’u dhënë mundësi autoriteteve, ambulancave dhe shërbimeve të emergjencave civile të qarkullojnë lirshëm në rrugë, për t’ju ofruar ndihmën e nevojshme banorëve të lënduar nga pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm.
 Gjithashtu apelojmë banorët të qëndrojnë larg godinave të dëmtuara dhe të mos pengojnë ndërhyrjet e misioneve të shpëtimit në terren. Për çdo ndihmë telefononi në numrin falas 112!

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 7 viktima dhe 200 të plagosur. Ndërkohë që mbi 200 persona kanë marrë ndihmën e parë në spital.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet ne shijak termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll