Aktualitet

FOTO/ S’e gëzoi lirinë, doli nga burgu ku ishte futur padrejtësisht, i riu nga Thumana vdes poshtë gërmadhave që shembi

26 Nëntor 2019, 08:02 Nga DOSJA
FOTO/ S’e gëzoi lirinë, doli nga burgu ku ishte futur

THUMANË– Kristian Preçi është një prej personave që ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e tëmretit të fuqishqëm. Ka qenë gazetarja Arana Loce e Ora News ajo që e ka bërë të ditur këtë lajm të hidhur.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, gazetarja shkruan se Preçi është një ëngjëll që prehet i qetë tashmë.

Qofsh nje engjell ne parajse o Kristian Preci. Me shpirt lutem sot per ty. Ka humbur jeten nga termeti ne Thumane, djaloshi i pafajshem qe u lirua nga burgu pas ndihmes qe kerkoi ne Boom,”- shkruan Loce.

Dosja.al mësoi se Preçi ka ndërruar jetë poshtë gërmadhave të një banese që është shembur në Thumanë, ndërkohë që emri i tij nuk është i panjohur për publikun.

Kristian Preçi është i riu që u mbajt padrejtësisht në burgun e Fushë Krujës për katër muaj, pasi akuzohet nga një grua se i kishte vjhdur celularin. Ai u lirua falë ndihmës së emisionit investigativ “Boom”, në muajin nëntor të vitit 2017 dhe u kompesua për burgim të padrejtë.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani bilanci total i viktmave është raportuar pesë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arana loce termet i forte ne shqiperi thumane vdes kristian preci arana loce termet i forte ne shqiperi thumane vdes kristian preci

Sondazh

Poll