Aktualitet

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë/ Endri Fuga: Më shumë se 300 njerëz kanë marrë ndihmë mjekësore, ekipet e urgjencës ja

26 Nëntor 2019, 08:00 Nga DOSJA
Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë/ Endri Fuga: Më shumë se

Tiranë- Endri Fuga, Drejtori i Komunikimit pranë kryeministrit Edi Rama  ka reaguar për tërmetine  fortë që goditit në orët e para të mëngjesit vendin.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Fuga ka shkruar se qyteti i Durrësit është qyteti më i dëmtuar nga tërmeti dhe se sipas raporteve paraprake ka të paktën 6 persona të vdekur si dhe 300 të plagosur.

“Një lajm shumë i trishtuar këtë mëngjes ku një tërmet me madhësi 6,3 ballë goditi qytetin bregdetar të Durrësit, 37 km larg Tiranës. Raportet fillestare flasin për të paktën 6 njerëz të vdekur dhe më shumë akoma të zhdukur, ndërsa disa ndërtesa janë shembur. Më shumë se 300 njerëz kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalet në Tiranë dhe Durrës. Shkollat ​​janë mbyllur. Ekipet e urgjencës janë në gatishmëri të plotë.”, shprehet Fuga.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 7 viktima dhe 200 të plagosur. Ndërkohë që mbi 200 persona kanë marrë ndihmën e parë në spital.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termeti ne shijak termeti ne shijak

Sondazh

Poll