Aktualitet

“Tërmeti i fuqishëm tronditi Shqipërinë”, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja(FOTO)

26 Nëntor 2019, 07:50 Nga DOSJA
“Tërmeti i fuqishëm tronditi Shqipërinë”, ja

TIRANË– Orët e para të mëngjesit Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë  me magnitutë 6.4, ku për pasojë u shembën ndërtesa duke lënë njerëz të bllokuar nën rrënoja, ku deri më tani raportohet për 7 të vdekur.

Për tërmetin në Shqipëri kanë raportuar edhe mediat e huaja si CNN, BBC  dhe media të tjera në Europë, si ato serbe, italiane dhe greke.

Tërmeti u godit 34 km në veri-perëndim të kryeqytetit, Tiranë, mëngjesin e kësaj të marte duke krijuar panik tek të  gjithë banorët.

lëkundjet janë ndjerë në të gjithë rajonin përfshirë në qytetin serb Novi Sad, pothuajse 700 kilometra larg.

“Shqipëria: Një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.4 godet Tiranën.”– titulli që shkruan BBC.

“Fëmijët nën rrënojat: Një pjesë e trupit të tij është bllokuar, ata po përpiqen ta nxjerrin atë! Foshnja nuk ndalet së qari!”-kështu raporton media serbe,  Kurir duke publikuar edhe videon e rëndë të fëmijës nën rrënoja.

Tek të  gjitha mediat e huaja është shkruar gjatë mbi tërmetin në vendin tonë, duke dhënë detaje mbi numrin e viktimave, të plagosurëve dhe dëmeve  materiale.

Mbi situatën emergjente në  vend kanë reaguar edhe instancat shtetërore.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bbc cnn mediat e huaja shkruajne per mediat ne shqiperi mediat serbe per termetin termeti ne shijak bbc cnn mediat e huaja shkruajne per mediat ne shqiperi mediat serbe per termetin termeti ne shijak

Sondazh

Poll