Aktualitet

S’ka paqe për shqiptarët/ Nuk ka të ndalur lëkundja e tokës, 27 tërmete për 9 orë, ndjehet në 5 shtete

26 Nëntor 2019, 07:49 Nga DOSJA
S’ka paqe për shqiptarët/ Nuk ka të ndalur lëkundja e

TIRANË– Vendi ynë është goditur nga tërmet 6.4 ballë, i cili goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm duke shkaktuar të paktën 7 viktima.

Por kjo nuk është lëkundja e parë që ka goditur Shqipërinë, pasi të tilla shënohet thuajse çdo 10 minuta. Që prej mesnatës vendi ynë është përballur më 27 lëkundje të tokës, duke shënuar pikun e aktivitetit sizmik në rajon. Lëkundjet me epiqendër në Shijak janë ndjerë në 5 shtete fqinje. 

Përveç viktimave, deri më tani raportohet për thuajse mbi 300 të plagosur, një pjesë e mirë e të cilëve kanë fraktura në gjymtyrë. 

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shijak termet ne shijak

Sondazh

Poll