Politike

“Po flet me veten”, Leshaj dhe Lala nuk ndalin debatin: Pash Zotin lëre folklorin

25 Nëntor 2019, 20:59 Nga DOSJA
“Po flet me veten”, Leshaj dhe Lala nuk ndalin debatin: Pash Zotin

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk është ndalur në debatet me gazetaren Klodiana Lala, ku tonet kanë qenë të larta herë pas here. Të ftuar në emisionin “Real Story”, në News 24, Lleshaj dhe Lala janë përplasur për paketën Anti-KÇK.

Gazetarja Lala këmbëngul se kjo paketë shkel të drejtat e qytetarëve, por për ministrin vendimet përfundimtare do të merren gjithmonë nga gjykata.

PJESË NGA DEBATI

Lala: Krimi i organizuar nuk luftohet me masa administrative, por duke siguruar prova e duke i çuar pas hekurave, më pas nis sekuestrimi, konfiskimi i pasurive. Mua më vijnë 20 policë e më trokasin në shtëpi, më thonë ‘do bëjmë kontroll’.

Lleshaj: Ty s’të vjen askush. Kij pak respekt edhe për mua, edhe për ty. Nuk vjen kush të trokasë te ty.

Lala: Vjen zoti minsitër vjen.

Lleshaj: Ke tërësisht gjënë e gabuar në dorë, duhet ta heqësh.

Lala: Duhet ta hiqni ju.

Lleshaj: Për sa kohë nuk keni bërë një krim të rëndë, kurrë nuk mund të vijë policia në emër të këtij ligji te dera jote. Subjekt të këtij ligji janë persona të dënuar ose të akuzuar zyrtarisht.

Lala: A nuk është kjo shkelje e të drejtave të njeriut?

Lleshaj: Nuk është.

Lala: Ma argumento, z. ministër po flasim për Policinë e Shtetit.

Lleshaj: Pash Zotin lëre folklorin.

Lala: Me këtë politikë ju po cenoni të drejtat e qytetarëve.

Lleshaj: Çfarë shqetësimi ke. Mirë vazhdo fol me veten.

Lala: Nëse nuk ke argument, mos fyeni.

Lleshaj: Nuk pranoj produktin.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klodiana lala prezantohet paketa per kçk sander lleshaj klodiana lala prezantohet paketa per kçk sander lleshaj

Sondazh

Poll