Politike

Sandër Lleshaj ‘zbërthen’ paketën Anti-KÇK: Do godasim në nivel të panjohur më parë

25 Nëntor 2019, 20:43 Nga DOSJA
Sandër Lleshaj ‘zbërthen’ paketën Anti-KÇK: Do

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zbuluar sot në mbrëmje detaje nga paketa Anti-KÇK, duke thënë se nuk ka ende një draft që të jetë për të diskutuar me publikun. Në emisionin “Real Story” në News 24, Lleshaj tha se kjo është një nismë dhe vullnet politik për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në nivel të panjohur më parë.

Do them që kjo nismë ligjore është nismë politike. Nëse flasim për përdorim politik po, pasi është nismë politike, vullnet politik për t’i dhënë goditje krimit e korrupsionit në nivel të panjohur më parë. Lidhet me situatën në të cilën ndodhet vendi sot. Ndodhet në një situatë, që karakterizohet nga Reforma në Drejtësi, dhe tashmë kjo reformë po afrohet drejt fazave finale të saj”, tha Lleshaj.

Po ashtu ministri i rendit u shpreh se ky ligj plotëson dhe disa boshllëqe që do të plotësojë kjo paketë Anti-KÇK. “Për të mbuluar edhe boshllëkun e SPAK, BKH, ne kërkojmë të adresojmë dhe zgjidhim këtë problem. Ka dy qasje, e para të dekurajojë krimin, kokat e krimit që kanë komoditetin për të bërë më shumë krime, dhe të fuqizojë instrumentet e luftës ndaj tyre”, shtoi më tej ministri.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ligji special për grupimin e kçk prezantohet paketa per kçk sander lleshaj ligji special për grupimin e kçk prezantohet paketa per kçk sander lleshaj

Sondazh

Poll