Politike

“Edi Rama armiku i SPAK”, PD për paketën anti-KÇK: Minon strukturën e posaçme, i merr kompetencat (VD)

25 Nëntor 2019, 14:23 Nga DOSJA
“Edi Rama armiku i SPAK”, PD për paketën anti-KÇK:

TIRANË- Partia Demokratike me anë të Sekretaritt ë përgjithshëm, Gazment Bardhit ka reguar sot në lidhje me ngritjen e SPAK dhe për paketën ligjore anti-KÇK, e cila u prezantua sot nga Rama. Në një deklaratë për mediat Bardhi është shprehur se PD përshëndet ngritjen e SPAK-ut, pasi sipas tyre është mekanizimi i duhur kushtetues për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Sot, Shqipëria ka një shanc real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, nga kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanët dhe zyrtarët e lartë. Krijimi i Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur gjerësisht si SPAK, është mekanizmi i duhur kushtetues për të përmbushur një nga kërkesat kyçe të shqiptarëve dhe të partnerëve të huaj për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së të fortëve, promovuesve të tyre në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar.  Pas vendimit të sotëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Partia Demokratike përshendet ngritjen e SPAK-ut dhe mbështet funksionimin e pavarur të kësaj strukture. Megjithëse qeveria bëri gjithçka për ta vonuar ngritjen e SPAK-ut me 3 vjet, Partia Demokratike, e cila ka miratuar ligjin për ngritjen e tij dhe të Byrosë Kombëtare të hetimit, ka vullnetin për t’i dhënë besim dhe për të mos paragjykuar asnjë prej prokurorëve në përbërje të kësaj strukture”, u shpreh Bardhi.

Më tej Sekretari i Përgjithshëm i PD shprehet se SPAK ka një kundërshtar, që është Edi Rama duke shtuar se ky i fundit e ka penguar 3 vite me radhë. Më tej numri 2 i PD komentoi dhe deklaratat e Ramës gjatë prezantimit të paketës anti-KÇK.

Me një shfaqje qesharake propagandistike, Edi Rama, njoftoi dublimin me ligj të SPAK-ut dhe BKH-së, duke i dhënë policisë kompetenca që Gjykata Kushtetuese ia rrëzoi 4 vjet më parë. Në thelb, ligji RKÇK – Rama Kap ÇA T’KAPËSH – nuk ka asnjë masë të re domethënëse nga ligjet ekzistuese kundër krimit të organizuar dhe mafias. Masat e prezantuara janë sot ose në Kodin Penal, ose në ligjin antimafia. E reja e vetme e ligjit “Rama Kap Ça t’Kapësh” është marrja e kompetencave të SPAK-ut dhe BKH-së, duke ia dhënë ato një grupi nën kontrollin e Kryeministrit”, shtoi Bardhi.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri. Po ashtu sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 11 vota pro emëroi 8 prokurorët e parë që do të çelin për herë të parë, Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK-un, pra që do të hetojnë “peshqit e mëdhenj”. Prokurorët do të kenë një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazment bardhi ngrihet spak me 8 prokurorë prezantohet paketa per kçk gazment bardhi ngrihet spak me 8 prokurorë prezantohet paketa per kçk

Sondazh

Poll

Politike 25 Nëntor 2019, 11:47

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur tek krimi i organizuar dhe tek struktura e re operacionale OFL që do të merret me sekuestrot preventive dhe përf...