Politike

Protesta e opozitës/ Bardhi: Policia nuk lejon këshilltarët bashkiakë të futen në zyrat e tyre, po mbrojnë paligjshmërinë

Bardhi para mediave u shpreh se policia nuk po lejon këshilltarët bashkiakë të futen në godinë. Sipas tij përplasja mes disa prej protestuesve dhe efektivëve të policisë ka ardhur pikërisht prej këtij veprimi.

30 Prill 2024, 19:08 Nga N.F
Protesta e opozitës/ Bardhi: Policia nuk lejon këshilltarët
Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka marrë pjesë në protestën e sotme të opoztiës para bashkisë së Tiranës. Bardhi para mediave u shpreh se policia nuk po lejon këshilltarët bashkiakë të futen në godinë.

Sipas tij përplasja mes disa prej protestuesve dhe efektivëve të policisë ka ardhur pikërisht prej këtij veprimi. Ai theksoi se policia po vepron në paligjshmëri dhe po mbron paligjshmërinë.

“Ju keni parë çfarë ka ndodhur, Policia nuk lejon këshilltarët bashkiakë të futen në godinë dhe zyrat e tyre. Kjo ka sjellë situatën që ju patë. Po mbrojnë paligjshmërinë. I kërkova të tërhiqnin forcat e rendit nga përplasja me qytetarët”, tha ai.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll