Politike

Protesta e opozitës/ Këlliçi zbardh emrat: Një sërë drejtorësh presin të strehohen tek shokët e tjerë të 5D

Këlliçi u shpreh se drejtorë të tjerë të Erjon Veliajt presin që të strehohen tek shokët e tjerë të 5D.

30 Prill 2024, 18:40 Nga N.F
Protesta e opozitës/ Këlliçi zbardh emrat: Një
Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh pasditen e sotme para protestuesve se nuk do të tërhiqen nga beteja kundër hajdutit Erion Veliaj. Këlliçi u shpreh se drejtorë të tjerë të Erjon Veliajt presin që të strehohen tek shokët e tjerë të 5D.

Ai gjithashtu përmendi emrat mes të cilëve Elton Kacidhes, Arben Malokut, Herion Rrapajt, drejtorë të Veliajt, që po hetohen nga SPAK.

 “Do jemi këtu për bandën e 5D. Janë një sërë drejtorësh që presin të strehohen tek shokët e tjerë të 5D, si Herion Rrapaj e të tjerë. Elton Kacidhja, banditi i Zall Herrit Arben Maloku të gjithë e keni vendin aty ku ndodhen drejtorët e tjerë.

Ne nuk tërhiqemi. Është rast unikal në Shqipëri, që një kryetar bashkie tregohet me gisht si përtfitues dhe pronar faktik i inceneratorit të Tiranës”, tha Këlliçi

protesta para bashkise se tiranes kellici

Sondazh

Poll