Politike

Këshilltarët e opozitës kërkojnë të futen në bashki: Policia me standarde të dyfishta, lejojnë Veliajn të futet në zyrë, ne jo

Pas daljes nga SPAK, Veliaj është paraqitur në bashki ku po merr pjesë në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët e opozitës nuk po marrin pjesë. 

30 Prill 2024, 17:48 Nga r.ll
Këshilltarët e opozitës kërkojnë të futen në
protesta

TIRANË- Këshilltarët e opozitë, Dorian Teliti dhe Tedi Blushi kanë kërkuar të futen në bashki që të marrin pjesë në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak. 

"Jeni me dy standarde, pse e lini Veliajn të futet në zyrë dhe ne jo. Na lini të kryejmë detyrën tonë. Lejoni hajdutin, ne jo.", tha Teliti duke iu drejtuar policëve të vendosur para hyrjes së bashkisë. 

Pas daljes nga SPAK, Veliaj është paraqitur në bashki ku po merr pjesë në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët e opozitës nuk po marrin pjesë. 

dorian teliti tedi blushi

Sondazh

Poll