Politike

Qytetarët protestojnë para bashkisë, Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Nga këtu nuk na heq dot askush përveç popullit

Ndër të tjera, Veliaj tha se frikacakë janë ata që nuk shkojnë në SPAK. Më tej tha se thirrjen në SPAK e shijoi si eksperiencë profesionale.

30 Prill 2024, 17:46 Nga r.ll
Qytetarët protestojnë para bashkisë, Veliaj në mbledhjen e
erion veliaj

TIRANË- Teksa qytetarët po protestojnë para bashkisë, kryebashkiaku Erion Veliaj nga zyra e tij po merr pjesë në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, ku tha se nga bashkia nuk e heq askush përveç popullit. 

Ndër të tjera, Veliaj tha se frikacakë janë ata që nuk shkojnë në SPAK. Më tej tha se thirrjen në SPAK e shijoi si eksperiencë profesionale.

Veliaj: Unë ftoj këshillin të fokusohet tek puna dhe jo tek dhuna. Unë jam ku jam sot, le të rrinë lepujt ditë e natën, nga bashkia nuk na heq dot askush përveç popullit. Ata që janë frikacakë janë ata që nuk shkojnë në SPAK.

Ata nuk mbledhin dot më shumë sesa turistët në Tiranë. Kjo sjellje rrugaçërore, kur ti dhunon policin, kur ti ke me demek ke hallin e teatrit që nuk ishte monument kulture, i hedh molotv kësaj ndërtesë që është monument kulture

Unë jo vetëm nuk dorëzohem, por do punoj akoma më fort. Jo vetëm që e shijova si një eksperiencë profesionale mënyrën si komunikova me koleget e SPAK, por unë inkurajoj Altin Dumanin të ecin vetëm përpara.

erion veliaj proteste para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll