Politike

Protesta para bashkisë/ Regjizori Budina: Koha e fjalëve ka mbaruar, duhet të ikë banda e mafiozëve!

Ai më tej shtoi se koha e fjalëve ka mbaruar dhe se qeveritarët duhet që të largohen nga postet e tyre. Regjizori u shpreh se qytetarët do ta çojnë këtë kauzë përpara dhe se në dorë ka vezën të cilën do e hedhë drej bashkisë sepse sipas tij ata meritojnë gjithçka.

30 Prill 2024, 17:35 Nga N.F
Protesta para bashkisë/ Regjizori Budina: Koha e fjalëve ka mbaruar,
Budina

TIRANË- Regjisori, Edmond Budina ka marrë pjesë në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Budina u shpreh se në bashki dhe në qeveri janë një bandë mafiozësh.

Ai më tej shtoi se koha e fjalëve ka mbaruar dhe se qeveritarët duhet që të largohen nga postet e tyre. Regjizori u shpreh se qytetarët do ta çojnë këtë kauzë përpara dhe se në dorë ka vezën të cilën do e hedhë drej bashkisë sepse sipas tij ata meritojnë gjithçka.

"Këta qeveritarë duhet të shporren. Koha e fjalëve ka mbaruar, duhet të ikin. Kjo është banda e mafiozëve. Duhet që të ikin, ne jemi këtu për fitore. Unë nuk bëj pjesë në asnjë pjesë shoqërie që bën keq. Ne jemi këtu kundër kësaj bande mafioze.

Policia e Shtetit t’i thërrasë mendjen, të jetë me qytetarët. Qytetarët do ta çojnë këtë kauzë përpara. Veliaj atje në burg e ke vendin në burg. Qytetarë të Tiranës, këtu është banda mafioze, e kam vezën e do ua hedh, meritojnë gjithçka," tha ai.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll