Politike

Pas daljes nga SPAK, Veliaj merr pjesë në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, nuk i ndal etiketimet: Me pritën këta që mbushin stanet me lepuj

30 Prill 2024, 17:33 Nga r.ll
Pas daljes nga SPAK, Veliaj merr pjesë në mbledhjen online të
erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pas daljes nga SPAK-u, ka marrë pjesë në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak të Tiranës. 

Teksa po komentonte thirrjen e tij në SPAK, Veliaj ka vijuar me etiketimet për opozitën, ku tha se "në vend të më prisnin prokurorët me pritën këta që mbushin stanet me lepuj dhe me makina 100 mijë euro."

Veliaj: Ju kërkoj ndjesë për vonesën, jam i informuar pas daljes në SPAk. Për shkak se stani me lepuj ka rrethuare bashkinë, ju e keni bërë online. Në SPAK në vend që të më prisnin prokurorët më prisnin makinat nja 100 mijë euro të këtyre që kanë mbushur stanin me lepuj. Për ne është e rëndësishme, për të dhënë bonuset e qerave, etj. Së pari dola me një ndjesi krenarie… Pashë një organizatë të disiplinuar, që forca jonë politike po bën një institucion. SPAK nuk është i hasmit, është staf i Republikës së Shqipërisë. Këta i ka marrë malli të ndërtojmë kuturu, për kioskat… Sot janë stanë me lepuj, sot sheshi është mbushur me turistë, dhe filmojnë këta në 2024, që i ka marrë mali për Tiranën e ’94. 

Sondazh

Poll