Politike

"Të zbresin nga ballkoni dhe paralelja", Veliajt nuk i del e keqja me Berishën dhe Metën: Të shkojnë në SPAK, po këta s'janë burra

Veliaj gjatë fjalës së tij në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak nuk ka humbur rastin të flasë edhe për liderët e dy partive opozitare, Sali Berishën dhe Ilir Metën. 

30 Prill 2024, 18:05 Nga r.ll
"Të zbresin nga ballkoni dhe paralelja", Veliajt nuk i del e
erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë fjalës së tij në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak nuk ka humbur rastin të flasë edhe për liderët e dy partive opozitare, Sali Berishën dhe Ilir Metën. 

Veliaj tha se nuk janë burra pasi sipas tij nuk paraqiten në SPAK. Më tej tha se kishte bashkuar kundër tij gjithë llumin. 

Veliaj: Le të zbresë nga ballkoni Sali Berisha dhe të shkojë në SPAK. Le të zbresë Ilir Meta nga paralelja dhe të shkojë në SPAK, po këta s’janë burra. Është aftësi e jashtëzakonshme të mbledhësh llumin bashkë. Kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin. Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në bashki dhe nuk e kanë marrë. Asnjë të mos ketë asnjë iluzion, secili prej maskarenjve aty përballë ka fundshpinën e vetë interes, kanë vetëm një llogari. Unë llogarinë e kam me qytetarët. Shumica e analistëve, që nuk kanë rritur asnjë talent të ri, burra nga 55 vjeç rrinë si të eksituar dhe shqyejnë çdo gjë që u del para.

erion veliaj sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll