Politike

Protesta para bashkisë, Alimehmeti: Veliajt i çuan 3 fletë-thirrje dhe thotë shkova me këmbët e mia në SPAK

Në fjalim e tij para protestuesve Alimehmeti u shpreh se kryebashkiaku Veliaj ka marrë 3 fletë-thirrje nga SPAK ndërsa ai thotë se ka shkuar atje me këmbët e veta.

30 Prill 2024, 17:56 Nga N.F
Protesta para bashkisë, Alimehmeti: Veliajt i çuan 3
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ka marrë pjesë në protestën e sotme para bashkisë. Në fjalim e tij para protestuesve Alimehmeti u shpreh se kryebashkiaku Veliaj ka marrë 3 fletë-thirrje nga SPAK ndërsa ai thotë se ka shkuar atje me këmbët e veta.

Ai më tej shtoi se Veliaj nuk guxon të flasë në këshill kur ia kërkojnë 3 forca të ndryshme politike. Sipas Alimehmetit Veliaj guxon vetëm me njerëzit me maska pas këtyre dyerve me zinxhir të bashkisë.

“Tani i quan bashkëpunëtorë, me kë, me ata që u arrestuan, apo me ata që i arrestuan. Erion Veliajt i iku truri kur iu vu sekuestro inceneratorit, edhe pse aty s’ka asgjë. I arrestuan Taulant Tushen, në mars i arrestuan live drejtorët e tjerë. Ku po fshihej ai? Ai kampioni i debateve që nuk doli njëherë në debat me Këlliçin. Ai që i çojnë 3 fletëthirrje dhe thotë shkova me këmbët e mia. Po normal se do të tërhiqnin ata përndryshe. Ai që nuk guxon të flasë në këshill kur ia kërkojnë 3 forca të ndryshme politike. Ai guxon vetëm me këta njerëzit me maska, që kanë frikë, pas këtyre dyerve me zinxhir”, u shpreh ai.

ilir alimehmeti protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll