Politike

Protesta e opozitës/ Aktori Liçaj: Duhet të mësojmë të rrëzojmë ata që nuk punojnë për kombin tonë

Liçaj mbajti fjalën e tij para protestuesve ku u shpreh se duhet të rrëzohen ata të cilët nuk punojnë për kombin. Sipas aktorit nëse nuk i rrëzojnë ata nuk largohen si Enver Hoxha.

30 Prill 2024, 17:15 Nga N.F
Protesta e opozitës/ Aktori Liçaj: Duhet të mësojmë
Neritan Liçaj

TIRANË- Aktori, Neritan Liçaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e opozitës para bashkisë. Liçaj mbajti fjalën e tij para protestuesve ku u shpreh se duhet të rrëzohen ata të cilët nuk punojnë për kombin. Sipas aktorit nëse nuk i rrëzojnë ata nuk largohen si Enver Hoxha. 

“Çfarë do presin më shqiptarët për të dalë e për të fituar të drejtat e tyre sepse demokracinë, kur institucionet nuk funksionojnë e bën qytetari në shesh. Duhet ta rrëzojmë ne këtë dhe atë tjetrin sepse nëse nuk e rrëzojmë ne këtë por edhe ky ikën vet si Enveri, atëherë ai që do vijnë pas këtij do bëhet akoma më i keq. Duhet të mësojmë të rrëzojmë ata që nuk punojnë për kombin tonë,” tha aktori.

protesta para bashkise se tiranes neritan liçaj

Sondazh

Poll