Politike

Këlliçi nga protesta para bashkisë: Veliaj në SPAK, si një lepurush i vogël që për 7 orë ishte pa ngjyrë në fytyrë

Ai tha se Veliaj, u paraqit në ambientet e prokurorisë sepse e kishin thërritur dhe jo sepse ai vetë e ka kërkuar takimin.

30 Prill 2024, 17:21 Nga r.ll
Këlliçi nga protesta para bashkisë: Veliaj në SPAK, si
belind kellici

TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestë e ka cilësuar kryebashkiakun Erion Veliaj gjatë protestës së sotme si një “lepurush të vogël që për 7 orë ishte pa ngjyrë në fytyrë”.

Këlliçi iu referuar paraqitjes së Veliajt në SPAK për aferën e inceneratorëve, siç e pranoi edhe kryebashkiaku vetë. Ai tha se Veliaj, u paraqit në ambientet e prokurorisë sepse e kishin thërritur dhe jo sepse ai vetë e ka kërkuar takimin.

Këlliçi: Keni parë sot një lepurush të vogël që për 7 orë e gjysmë ka shkuar si c i ka hije, pa ngjyrë në fytyrë  duke mashtruar, duke pritur t’i vinte orari për tu paraqitur në SPAK ku e kishin thërritur, jo se kërkoi ai, siç tha. Veliaj është pronar faktik i inveneratorëve. Ai ka deponuar para prokurorëve në lidhje me këtë vjedhje, që është unike në të gjithë Europën dhe botën. SPAK sot guxoi të merrte në pyetje këtë hajdut që vodhi dhe përgjysmoi Tiranën. Ku është ai që tha para pak castesh se do vinte në mbledhjen e këshillit. Hajde këtu takoji këshilltarët bashkiakë.

belind kellici erion veliaj

Sondazh

Poll