Politike

Meta thirrje qytetarëve: Më 8 dhjetor në ‘Qytet Studenti’, mjaft me këtë pakicë politike që keqqeveris, referendumi e

25 Nëntor 2019, 12:40 Nga DOSJA
Meta thirrje qytetarëve: Më 8 dhjetor në ‘Qytet

Tiranë- Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje popullit që të jenë prezent në tubimin e 8 dhjetorit në sheshin “Demokracia” në ‘Qytet Studenti’. Presidenti thekson se referendumi është një e drejtë Kushtetuese dhe duhet t’i themi mjaft, kësaj pakice politike që sipas tij po keqqeveris vendin.

“Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit.”, shprehet ndër të tjera ai.

Reagimi:

Të dashur qytetarë!
Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”!
Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit.
Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.
Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor! Shqipëria e Para!

Më 8 dhjetor presidenti Ilir Meta do të organizojë një tubim “mbarëpopullor” për ditën e rinisë. Kjo lëvizje  e Metës vjen në një kohë kur vendi ndodhet në kulmin e krizës politike, ndërsa më herët ka bërë thirrje për referendum popullor, lidhur me ngërçin që është krijuar sidomos pas emërimeve të para në Gjykatën Kushtetuese.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta tubim ne qytet student ilir meta tubim ne qytet student

Sondazh

Poll

Politike 25 Nëntor 2019, 11:47

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur tek krimi i organizuar dhe tek struktura e re operacionale OFL që do të merret me sekuestrot preventive dhe përf...