Politike

Meta: Më 8 dhjetor do të zbres në shesh e s’lëviz që aty, sapo të bind popullin për referendumin do largohem nga politi

25 Nëntor 2019, 11:44 Nga DOSJA
Meta: Më 8 dhjetor do të zbres në shesh e s’lëviz

TIRANË– Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje popullit që t’i bashkohet mitingut të 8 dhjetorit që do të zhvillohet në sheshin “Demokracia” për rikthimin e të drejtës për referendum. 

Pas një takimi me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, të cilët i informoi për situatën politike në vend. Besnik Mustafai i pranishëm në takim tregoi detaje nga biseda dhe tha se Presidenti i kishte njohur me informacione konfidenciale. 

Pasi përcolli ish-ambasadorët, Kreu i Shtetit doli në një konferencë për shtyp dhe iu drejtua shqiptarëve që të merrnin në dorë fatin e tyre. Sipas tij, klasa politike e kishte tradhëtuar popullin duke mos i dhënë të drejtë vendimmarrjeje për asnjë çështje të rëndësishme. 

Meta u shpreh se rikthimi i referendumit ishte sfida e tij dhe pas arritjes së saj do të largohej nga politika, Tirana por jo nga Shqipëria. Me nota humori, Meta tha se do të zhvendosej në vendlindjen e tij në Skrapar, ku edhe do të merrej me sportin e rafting.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm, Kreu i Shtetit komentoi edhe shtimin e akuzave të PS-së për shkelje në procesin e plotësimit të vakancave të Gjykatës Kushtetuese me emërimin e Marsida Xheferllarit. Meta nuk dha asnjë përgjigje të drejtpërdrejtë për akzuat duke theksuar edhe njëherë se nuk merret më me ata që i quajti “dele-deputetë”, por është tejet i fokusuar tek sovani. 

Në fund të deklaratës së tij, Meta u bëri thirrje të shqiptarëve të mblidhen në shesh për të bërë një dhjetor të dytë, duke iu kërkuar që të marrin me vete vetëm flamuj shqiptarë e të harrojnë ndasitë politikë për të nxjerrë vendin nga dëshpërimi. Po ashtu pati një përgjigje dhe për Pandeli Majkon, të cilit i tha se nuk ka më kohë për dialog, por është koha për referendum. 

Ditët e fundit, Meta ka zhvilluar takime me aktorë të ndryshëm politikë dhe jo politikë për të diskutuar për krizën që po kalon vendi. Pak ditë më parë, Meta priti në zyrën drejtuesit e opozitës jashtë parlamentare dhe në një takim tjetër ish-presidentin Rexhep Mejdani, ish-Kryeministrin, Sali Berisha, Bujar Nishanit dhe Bamir Topin.

Presidenti Ilir Meta prej shumë javësh është shprehur se do të ndërmarrë një nismë për mbrojtjen e Kushtetutës. Presidenti ka bërë thirrje që Kushtetuta të mos shkelet dhe Reforma në Drejtësi të respektohet siç është shkruar së bashku me Komisionin e Venecias. Meta në një reagim të mëhershëm ka thënë se është dita e referendumit të tradhëtuar dhe duhet një referendum të ri. Debati për Kushtetutën dhe respektimin e saj ka lindur muaj më parë, kur nisën dhe ngritjet institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat kanë sjellë dhe përplasje politike.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta këshilli i ambasadorëve shqiptarë meta konference 25 nentor 2019 meta takon ambasadoret ngërçi me gjykatën kushtetuese referendumi i metes ilir meta këshilli i ambasadorëve shqiptarë meta konference 25 nentor 2019 meta takon ambasadoret ngërçi me gjykatën kushtetuese referendumi i metes

Sondazh

Poll