Politike

‘Është e shkruar edhe në Kanun”, Rama- Metës për ndërkombëtarët: Shpia është e Zotit dhe e mikut (VD)

25 Nëntor 2019, 11:50 Nga DOSJA
‘Është e shkruar edhe në Kanun”, Rama- Metës

TIRANE- Shefi i qeverisë, Edi Rama, teksa po mbyllte fjalën në prezantimin e ligjit special për KçK-në, foli edhe për akuzat e presidentit Ilir Meta për ndërkombëtarët. Rama tha se kjo është në kundërshtim edhe me traditat shqiptare, teksa i përmendi Metës një pjesë nga kanuni i Lekë Dukagjinit, ku flitet për mikpritjen e shqiptarëve. “Ajo që bën Kreu i Shtetit ndaj përfaqësuesit është jo vetëm e turpshme, jo vetëm në kundërshtim me konventën e Vjenës, po është e turpshme që për paraardhësit tanë që kur është shkruar Kanuni: Shpia e shqiptarët është e Zotit dhe e mikut. Turp turp turp, jemi në një linjë me SHBA sepse ne e bëjmë këtë për gjeneratat e tjera, sepse kjo është rruga e duhur, që e çon vendin tonë në një nivel si ai që e shohim me admirim nga larg. Në çdo hap për reformën në drejtësi, me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kemi qenën 100% në një linjë me partnerët tanë. Ata nuk janë në Shqipëri, as për të qeverisur e as për të marr dardha janë për të garantuar interesat strategjike në lidhje me Shqipërinë.”- tha Rama.

 

Deklarata e Ramës u bë sot gjatë prezantimit të ligjit special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta meta sulmon ambasadoret edi rama ilir meta meta sulmon ambasadoret

Sondazh

Poll

Politike 25 Nëntor 2019, 11:47

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur tek krimi i organizuar dhe tek struktura e re operacionale OFL që do të merret me sekuestrot preventive dhe përf...