Politike

ME FOTO/ Rama flet për goditjen e krimit, Rrajat në dëgjesën e kryeministrit për KÇK

25 Nëntor 2019, 11:58 Nga DOSJA
ME FOTO/ Rama flet për goditjen e krimit, Rrajat në dëgjesën

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën AntiKÇK, ku ka ftuar të gjithë ministrat, zv/ministrat, deputetë e anëtarë të PS të jenë prezent në prezantimin e planit kundër KÇK. Por ajo që bie në sy është prania e deputetit Rrahman Rraja edhe pse i biri është nën akuzë për dhunim. Rexhep Rraja akuzohet për rrahjen e tw dashurws sw tij, Xhisiela Maloku.

Rrahman Rraja është parë sot në dëgjesën e Ramës kundër KÇK-së, në kohën kur nipi itij, Redjan Rraja është i arrestuar për atentat ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe Land Muharremit, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor në Durrës.  Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se ka alibi për vendndodhjen e tij në momentin kur është kryer atentati. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri.

(a.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike atentat prokurorit arjan ndoja edi rama prezantohet paketa per kçk redjan rraja rrahman rraja atentat prokurorit arjan ndoja edi rama prezantohet paketa per kçk redjan rraja rrahman rraja

Sondazh

Poll

Politike 25 Nëntor 2019, 11:47

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur tek krimi i organizuar dhe tek struktura e re operacionale OFL që do të merret me sekuestrot preventive dhe përf...