Politike

25 Nëntor 2019, 11:47 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur tek krimi i organizuar dhe tek struktura e re operacionale OFL që do të merret me sekuestrot preventive dhe përfundimtare të aseteve kriminale.  Gjatë prezantimit të paketës speciale Anti-KÇK në ambientet e ArTurbinës, ku në fokus do të jetë goditja e krimit të organizuar dhe pasurive të tyre, duke përfshirë këtu edhe kriminelë të rrezikshëm, të cilët përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, kanë mundur që t’i shpëtojnë drejtësisë, kryeministri Rama foli edhe masat e rrepta që do të merren në kuadër të kësaj pakete. Ai shtoi më tej se do merren masa aq sa kriminelët dhe anëtarët e krimit të organizuar të mos kenë më fuqi të dalin nga vendite tyre, ku përmendi këtu Fushë Krujën, Vlorën dhe Shkodrën.

“Në vitin 2017 ngritëm task-forcën Forca e Ligjit. Kjo duhet të ishte një strukturë që ka si objekt grupet kriminale. Tashmë është OFL-ja ajo që do të jetë pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit. Një strukturë operacionale që operon dhe që ka për funksion sekuestrimin preventive të të gjithë aseteve të krimit të organizuar. Kjo është OFL-ja, që është krijuar më shumë se gjashtë muaj më parë, janë trajnuar për këtë gjë. Do bëjmë që kriminelët pas masave të marra, te mos dalin më nga Fushë Kruja, Vlora apo nga Shkodra, deri tek pajisja me çdo leje apo çdo legalizim. Sekuestrimi preventiv i pasurisë do të thotë që shtëpia, makina apo biznesi nuk mund të shitet dhe nuk mund të kryehet asnjë lloj veprimi me të.”-tha Rama. 

Rama shtoi gjithashtu edhe se të gjitha pronat që do të vërtetohen se janë bërë me të ardhura nga krimi do të sekuestrohen duke ndjekur rrugën e Antimafias italiane që sekeustron edhe pronat e mafiozëve të vdekur. “Këto janë një barrë prove dhe personi del para gjykatës ku deklaron burimin e këtyre të ardhurave. Në të kundërt sekeustrohen përfundimisht. Kujt do t’i provohet që psurinë e ka produkt të krimit do të rikthehet në burg. Mos harroni që antimafia e italianëve merr edhe pasuritë e të vdekurve. Çdo pasuri e lënë pas nga mafiozët që kanë vdekur nuk shitet dhe as nuk trashëgohet. Për këtë ligj kemi  luftuar jashtë mase dhe unë dua të falenderoj ministritë përkatëse, ekspertët e huaj, antimafia italiane, ekspertët izraelitë. Do e bëjmë që krimi të mos dalë nga skutat e tyre, të mos dalin në bllok me Lamborghini, me pistoleta në plazh. Apo të shfaqen nëpërmjet një pensionisti të shkretë që ka vetëm emrin aty. Të hënën do të vijojmë sërish. Na duhet vend. Do të hapen të gjitha që nga skrapet e vitit 1997, t’i heqim të gjitha ato. Dhe do të ngremë edhe një njësi speciale antikorrupsion në mënyrë që askush të mos e përdorë mandatin dhe zyrën për sulme personale. Kjo njësi do të jetë njësoj si OFL-ja, në terren. Inspektorët e Guarda Di Finanzia dhe amerikanët do të jenë pjesë e saj,”- shtoi Rama më tej.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama prezantohet paketa per kçk edi rama prezantohet paketa per kçk

Sondazh

Poll