Politike

‘Po vriten njerëzit’/ Rama flet për krimin e organizuar: Na kanë infektuar! S’jemi të rënë nga qielli por u morëm m

25 Nëntor 2019, 11:08 Nga DOSJA
‘Po vriten njerëzit’/ Rama flet për krimin e organizuar:

TIRANE– Kryeministri Edi Rama është ndalur tek krimi i organizuar dhe tek asetet e sekuestruara.  Rama shtoi se është akuzuar gjithmonë si partia e krimit, aq sa janë infektuar edhe ata vetë, ndërsa theksoi se as ai dhe askush në PS  nuk është i rënë nga qielli. Kryeministri krahasoi shifrat dhe u shpreh se deri në vitin 20133 janë sekuestruar 1.7 milionë euro asete nga krimi i sekuestruar ndërsa në kohën që ai ka qeverisur janë sekuestruar 87.9 milionë euro. Më tej Rama theksoi se këta gjëra nuk pasqyrohen pasi sipas tij e vërteta s’ka veshur pantallonat ndërkohë që gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës.

Është kthyer në një shenjë në fytyrën e Shqipërisë si rezultat i përpjekjes masive, komplet të papërgjegjshme të kundërshtarëve tanë politikë. Shikoni vrasje…unë lexoj në facebookun tim çdo ditë në komënte ‘vriten njerëzit përditë’ ‘vritën njerëzit rrugëve’. Ku janë këta njerëz? Janë në atmosferë, janë në lajme. Para dy ditësh hapa një nga ato portalet se kishte në titull pesë policë të vrarë, natyrisht nuk ishin vrarë në Shqipëri. Në kohën e atyre që sot na flasin neve për krime e vrasje ishin mbi 100. Janë vrarë 126 veta, thuajse një person në dy ditë në vitin 2012. Sot jemi në shifër më të ulët. Tani të vijmë në asetet e sekuestruara. Ne jemi të akuzuar si partia që përfqëson krimin, aq sa brenda nesh disa janë sugjestionuar nga kjo propagandë. Ne nuk jemi të rënë nga qielli dhe as kemi mbirë nga tokë në vitin 2013.

 

Janë të panumërt shqiptarët që jashtë janë trajtuar si kafshë, që kanë bërë krime, etj…por të bësh të rënin nga qielli është e pamoralshme. Shikoj tek asetet kriminale të sekuestruara. Flasim për krimin e organizuar dhe jo për atë të rrugëve se atë e pamë. Shqipëria sot është më e sigurtë, Shkodra po ashtu. Edhe në ditën tonë më të keqe nuk krahasohet me atë të viteve më parë. Jemi drejt atmosferës europiane. Janë sekuestruar 1.7 milionë euro nga krimi i organizuar në vitin 2013. Ndërkohë që ne që s’kemi mbaruar akoma kemi sekuestruar 87.9 milionë euro. Kush e ka luftuar krimin e organizuar në të vërtetë? Por lajm i mirë nuk përbën asnjëherë lajm, e thotë edhe populli. Gënjeshtra ka bërë gjysmën e xhiros kur e vërteta s’ka veshur ende pantallonat,”- tha Rama ndër të tjera.

Ai shtoi më tej edhe ndryshimet që do të bëhen në sportele, në mënyrë që qytetari të mos ketë kontakt me punonjësit.

Duke filluar nga një janari i vitit të ardhshëm e deri në fund të 2020 të mbyllen të gjitha sportelet që u shërbejnë qytetarëve. Të gjitha shërbimeve do të bëhem on-line. Se cilat do të jenë ata do ta caktojmë më vonë. Nuk ka nevojë fare të shkosh të çosh letra për të marrë shërbim. Deri në fund të vitit, do të arrijmë deri në 100%. S’ka më kontakte mes qytetarit që shërbehet le të jetë kush të dojë dhe atyre që shërbejnë që na morën fytyrën, na e nxinë jetën, nëpër sportelet e shërbimit,”– përfundoi kryeministri.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri.

(f.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ligji special per kck prezantohet paketa per kçk edi rama ligji special per kck prezantohet paketa per kçk

Sondazh

Poll

Politike 25 Nëntor 2019, 11:47

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur tek krimi i organizuar dhe tek struktura e re operacionale OFL që do të merret me sekuestrot preventive dhe përf...