Politike

“E liroi vrasësin në sallë”, Rama flet për krimin, kujton Dritan Dajtin dhe Arjan Ndojan: Ekzekutoi katër policë, tjet

25 Nëntor 2019, 11:22 Nga DOSJA
“E liroi vrasësin në sallë”, Rama flet për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur tek krimi i organizuar dhe tek vendimet e marra nga Gjykata dhe çështjet e lëna të pahetuara nga Prokuroria. Gjatë prezantimit të paketës speciale Anti-KÇK në ambientet e ArTurbinës, ku në fokus do të jetë goditja e krimit të organizuar dhe pasurive të tyre, duke përfshirë këtu edhe kriminelë të rrezikshëm, të cilët përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, kanë mundur që t’i shpëtojnë drejtësisë, kryeministri Rama foli edhe për raste konkrete, duke kujtuar këtu çështjen e atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja dhe Dritan Dajtin. Kryeministri shtoi se ka pasur edhe raste kur gjykatësi e ka lënë të lirë një vrasës në sallë.

Ky është momenti për të folur për krimin e organizuar. Prokuroria në 87 raste nuk ka vepruar fare ndaj personave të arrestuar nga policia si autorë të veprave të rëndë. Gjykata 30 raste pafajësie për persona të arrestuar.  Shikoni çfarë ka bërë gjykata, 63 dënime për lehta për krime të rënda, dhjetëra raste pafajësie për persona të arrestuar për krime të rënda, persona të tillë që kanë shkuar e kanë vrarë prap. Nuk luftohet krimi nga një dorë nga një palë, duhen tre palë, pushteti ekzekutiv, prokuroria dhe gjykata në pushtetin gjyqësor. Ça e zgjasim vetëm para pak ditësh, policia dhe gjykata kishin marrë në mbrojtje një familje të një penduari. Ata kishin rënë dakort të bashkëpunonin me shtetin në mënyrë që krimineli të fundosej. Dhe nuk është e lehtë. Shkojmë në seancën e parë, çfarë ndodh? Gjykatësi e liron në sallë kriminelin. Hyn me pranga dhe del me duar në xhepa. Pak muaj më parë, autori i vrasjes së katër policëve. Pak javë më parë, rasti i tjetërsimit të sy për sy të 1 milion metra katrorë, zonë bregdeti. A mund të japësh një pronë në gjyaktë, sikur ajo pronë aty është e lirë? S’e jep dot!”- tha kryeminsitri ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri.

(f.m.;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama prezantohet paketa per kçk edi rama prezantohet paketa per kçk

Sondazh

Poll