“Tubim më 8 dhjetor”/ Majko thirrje Metës: Presidenti duhet të ulë palët në tavolinë dhe jo të bëhet palë (VD)
25 Nëntor 2019, 11:46Nga DOSJA
Tiranë- Ministri për Diasporën Pandeli Majko pas përfundimit të prezantit të pakesës “Anti KÇK” nga kryeministri Edi Rama ka deklaruar për thirrjen e Metës për tubim, se Presidenti duhet të ulë palët në tavolinë dhe jo të bëhet palë me ta.
“Mendoj se nuk është koha për të bërë tubime. Mendoj që presidenti i duhet të ulë palët në tavolinë dhe jo të bëhet palë. Nuk e kuptoj të dalë presidenti nëpër Shqipëri dhe të bëjë miting. Nuk di të ekzistojë ky precedent në vende të tjera perëndimore ku ne aspirojmë. Nuk di që të ekzitojë një precedent tjetër.”, është shprehur Majko për mediet.
Më 8 dhjetor presidenti Ilir Meta do të organizojë një tubim “mbarëpopullor” për ditën e rinisë. Lajmi është komunikuar nga këshilltari për mediet dhe zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Blushi bën me dije se tubimi do të organizohet në Sheshin “Demokracia”, në Qytetin Studenti, me qëllimin për të provokuar nisjen e një dialogu me Shqipërinë.
Kjo lëvizje e Metës vjen në një kohë kur vendi ndodhet në kulmin e krizës politike, ndërsa më herët ka bërë thirrje për referendum popullor, lidhur me ngërçin që është krijuar sidomos pas emërimeve të para në Gjykatën Kushtetuese.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje popullit që t’i bashkohet mitingut të 8 dhjetorit që do të zhvillohet në sheshin...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë ka paralajmëruar se më datë 28 nëntor do të organizojë një marshim për bashkimin Shqipëri-Kosovë”. Marshim...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur tek krimi i organizuar dhe tek vendimet e marra nga Gjykata dhe çështjet e lëna të pahetuara nga Prokuror...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama prezantoi në ambientet e ArTurbinës, paketën speciale Anti-KÇK, ku në fokus do të jetë goditja e krimit të organizuar dhe p...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 7 prioritetet e qeverisë Rama deri në mbylljen e mandatit në vitin 2021. Nga lufta kundër krimit, tek mbyllja e spor...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama u ndal tek koncesionet por edhe për ikjen e të rinjve nga Shqipëria. Rama pranoi se nga kjo “rrjedhje” është larguar edhe truri po...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur në udhëtimet business class që përdoret nga politikanët. Në pyetjen e bërë nga një ndjekës në rrjetet sociale, ...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për akuzat se qeveria Rama është e lidhur me oligarkët. Rama tha se biznesmenët që opinioni publik i akuzon si oliga...