Sport

VIDEO / Arsenali nuk njeh pengesa, vazhdon marshimin në krye!

Arsenalin që kryeson kampionatin anglez me 80 pikë. 4 më shumë se Manchester City, që ka luajtur dy takime më pak. Humbje e rëndë për Spurs, që vështirëson në maksimum shanset për të kapur vendin e katërt.

28 Prill 2024, 20:00 Nga DOSJA
VIDEO / Arsenali nuk njeh pengesa, vazhdon marshimin në krye!

ANGLI - Arsenali kalon pengesën Tottenham dhe vijon të jetë në garë për fitimin e titullit kampion. Që Gunners u mungon prej vitit 2004. 2-3 fitoi skuadra e Mikel Artetës derbin e zjarrtë të Londrës së Veriut, duke iu dhuruar tifozëve emocione të jashtëzakonshme.

Arsenali shënoi tre gola në pjesën e parë. Autogoli i Hojbjerg zhbllokoi sfidën, ndërkohë që shënuan edhe Saka e Havertz. Mes tyre shtyllë dhe gol i anuluar nga VAR-i për vendasit. Tottenhami reagoi në minutat e fundit, ku shënoi dy herë. Me Romeron (gafë e portierit Raya) dhe kapitenin Son nga pika e penalltisë.

Në fund 2-3, me Arsenalin që kryeson kampionatin anglez me 80 pikë. 4 më shumë se Manchester City, që ka luajtur dy takime më pak. Humbje e rëndë për Spurs, që vështirëson në maksimum shanset për të kapur vendin e katërt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll