Sport

Furlani: "Lopetegui? Trajneri ynë është Pioli. Objektivi është të fitojmë"

CEO i Milanit pas Juventusit: "Leao dëshiron të qëndrojë. Ibrahimovic është thelbësor në vendimet e klubit"

28 Prill 2024, 17:30 Nga DOSJA

Furlani: "Lopetegui? Trajneri ynë është Pioli. Objektivi

ITALI - Giorgio Furlani tenton të sqarojë thashethemet që qarkullojnë për të ardhmen e pankinës së Milanit: "Lopetegui? Janë përmendur rreth dhjetë emra, e kështu me radhë... Janë thashetheme që janë të bezdisshme, e kanë thenë edhe futbollistët, ne kemi një trajner dhe ai quhet Stefano Pioli”.

Drejtori ekzekutiv i kuqezinjve foli për ‘Sportmediaset’ dhe shpjegoi se "Ne tashmë jemi duke punuar dhe planifikuar sezonin e ardhshëm për të forcuar ekipin. Puna në tregun e transferimeve do të jetë ndryshe nga ajo e vitit të kaluar kur bëmë një revolucion, sepse menduam se nuk do ta kishim një skuadër që nuk ishte e gjitha në lartësi. Këtë herë ne tashmë kemi një bazë, do të jetë një punë më e synuar”.

Së fundi, edhe për ‘Dazn’: "Leao ka një kontratë të gjatë dhe dëshiron të qëndrojë. Ibrahimovic është thelbësor në vendimet e klubit, ai është një kampion jashtë fushës siç ishte në fushë. Tifozët janë të pakënaqur sepse janë ambiciozë dhe duan më të mirën. Duhet të bëjmë më shumë për t'i kënaqur ata, sepse ne jemi Milani dhe synimi ynë është të fitojmë, por duam ta përfundojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme,"- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll