Sport

Shpërthen Pochettino ndaj gjyqtarëve: “VAR e ka shkatërruar futbollin”…

Ka pasur ankesa të forta për VAR nga kampi i Chelseat pas përfundimit të ndeshjes me Aston Villa. Trajneri Mauricio Pochettino ka shpërthyer…

28 Prill 2024, 14:30 Nga DOSJA

Shpërthen Pochettino ndaj gjyqtarëve: “VAR e ka shkatërruar

ANGLI - Chelsea arriti të rikthehet nga 2-0 në Villa Park, për të marrë një pikë ndaj Aston Villa.  Megjithatë, “blutë” u larguan me ankesa të forta pas përfundimit të ndeshjes ndaj Aston Villas, për shkak të golit të anuluar të Disassit.

Te Chelsea pretendojnë se Badiasil nuk ka bërë faull, gjë që gjithsesi u kundërshtua nga VAR-i, i cili ftoi arbitrin e ndeshjes të shqyrtonte fazën. Gjyqtari i ndeshjes ka parë përsëritjet në monitor dhe ka vendosur të anulojë golin e “bluve”, me të cilin ata do të ishin fitues. 

Mauricio Pochettino foli pas ndeshjes dhe foli për vendimin teksa theksoi se VAR e ka shkatërruar futbollin.

“Kushdo që e ka parë ndeshjen do të zhgënjehet. Arbitri është i pabesueshëm. Është e vështirë të pranosh ngjarje si ato në gjysmëfinalen e FA Cap kundër Manchester Cityt për penalltinë që as nuk e kishin marrë në konsideratë. Kjo na lëndon vërtet dhe mendoj se VAR e ka shkatërruar futbollin. As lojtarët dhe tifozët e Aston Villas nuk e kuptuan arsyen pse na e anuluan golin”,- tha Mauricio Pochettino.

Te Chelsea në përgjithësi kanë shumë ankesa. Përveç golit të anuluar, “blutë”... po bërtasin edhe për golin e parë të Aston Villas, pasi në fillim të fazes, topi u duk se doli jashtë vijës së lojës, ndërsa Dean e kishte në këmbë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll