Sport

VIDEO / Murriqi i jep një pikë të artë Mallorca-s me golin e tij të gjashtë!

Në fund zhgënjim te Cadizi dhe çlirim te Mallorca, që mbetet 6 pikë mbi zonën e ftohtë.

28 Prill 2024, 19:55 Nga DOSJA
VIDEO / Murriqi i jep një pikë të artë Mallorca-s me golin e

SPANJE - Vedat Muriqi i dhuroi një pikë të rëndësishme Mallorcas. Skuadra ishullore e mbylli në barazim 1-1 duelin në transfertë kundër Cadizit, duke ruajtur distancën prej 6 pikësh me rivalët e sotëm.

Barazim i artë për objektivin mbijetesë për finalistët e Kupës së Mbretit. Sulmuesi dardan realizoi një gol të bukur me kokë në minutën e 12’, i gjashti sezonal për të në La Liga.

Gjithsesi, vendasit reaguan dhe barazuan shifrat pas një ore lojë me anë të Chris Ramos. Dueli vijoi të ishte i luftuar dhe me raste, por gola nuk pati më dhe gjithçka u mbyll 1-1. Në fund zhgënjim te Cadizi dhe çlirim te Mallorca, që mbetet 6 pikë mbi zonën e ftohtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll