Sport

Bayern Munich është gati të japë 110.000.000 euro për “Messin” e Bundesligës!...

Bayern Munich është gati të ofrojë 110 milionë euro për të transferuar sulmuesin e kampionëve të rinj të Gjermanisë, Florian Wirtz.

28 Prill 2024, 16:00 Nga DOSJA

Bayern Munich është gati të japë 110.000.000 euro për

GJERMANI - Bavarezët po kërkojnë të forcojnë sulmin e tij për të rrëzuar nga froni Bayer Leverkusen dhe për të rifilluar dominimin e tyre në futbollin gjerman.

Bayern Munich është në gjurmët e Florian Wirtz, yllit të kampionëve të rinj të Gjermanisë, Bayer Leverkusen. Ai mund të mbërrijë në “Allianz Arena” vetëm në vitin 2025, pasi shprehu dëshirën për të qëndruar edhe në sezonin e ardhshëm me formacionin e stërvitur nga Xabi Alonso, sipas gazetarit gjerman Florian Plattenberg.

Bayern Munich është gati të japë 110.000.000 euro për

Transferimi i futbollistit 20-vjeçar do të ishte një bombë financiare për Bayer Leverkusen. Florian Wirtz kuotohet 110 milionë euro dhe kontrata e futbollistit është e vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Mesfushori i ri sulmues është në radarin e disa gjigantëve të futbollit evropian, përfshirë Real Madridin, Liverpoolin dhe Manchester Cityn.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll