Sport

PSG gati “të thyejë bankën” për një brazilian 18-vjeçar!

Skautët e PSG-së i kanë sytë te një futbollist brazilian, i cili është vetëm 18 vjeç dhe presidenti Nasser Al-Khelaifi është gati të “thyejë bankën” për të arritur transferimin.

28 Prill 2024, 16:30 Nga DOSJA

PSG gati “të thyejë bankën” për një

BRAZIL - PSG, një klub që në fund të këtij sezoni po lufton në të gjitha frontet, do të bëjë ndryshime të reja në skuadër në verë dhe Nasser Al-Khelaifi tashmë ka filluar të marrë informacione nga skautët e tij për lojtarët që ia vlen të ofrohen. Sipas shtypit ndërkombëtar, në listën e ngushtë të kreut të ‘Parc des Princes’ ka hyrë edhe një futbollist brazilian i regjistruar në Palemiras.

Bëhet fjalë për Luis Guilherme, një mesfushor që në thelb është anësor i djathtë, por që mund të performojë në të gjitha pozicionet pas majës. Kampioni i ri me Palmeiras në Brazil, Guilherme mbushi 18 vjeç më 9 shkurt dhe me klubin aktual ai ka ende kontratë deri në qershor 2026.

Sipas gazetarëve të ‘Fichajes’, Palemeiras tashmë ka mësuar për interesimin e klubeve evropiane për Luis Guilherme dhe ka vendosur një çmim fiks të shitjes prej 55 milionë euro. Burimi i përmendur pohon se PSG nuk do të marrë asnjë ulje në negociata, edhe nëse Transfermarkt e vlerëson futbollistin me vetëm 17 milionë euro.

Klubi brazilian në asnjë rrethanë nuk do të ulë as edhe një euro nga çmimi i tij, ndaj nëse PSG do lojtarin duhet të paguajë shumën e përmendur”,- theksojnë ata nga ‘Fichajes’.

Luis Guilherme u rrit nga Palmeiras dhe u promovua në ekipin e të rriturve në janar 2023. Që atëherë, ai ka grumbulluar 38 ndeshje në të gjitha garat, duke arritur të kontribuojë vetëm me një gol.

Edhe nëse statistikat nuk janë në anën e tij, mesfushori ka impresionuar me teknikën që ka shfaqur në ndeshjet e ligës së parë të Brazilit dhe kështu ka arritur të tërheqë vëmendjen e disa klubeve të rëndësishme.

Përveç PSG-së, skuadrat kryesore si Liverpool, Arsenal apo Bayern, gjithashtu e kanë ndjekur së fundmi. Liverpool madje u raportua se kishte bërë një ofertë zyrtare për Guilherme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll