Sport

Homazhi i Leo Messit për Tito Vilanovan, 10 vite pas vdekjes së ish-trajnerit të Barçës!

Leo Messi (36 vjeç) ka nderuar të enjten ish-trajnerin e tij te Barcelona, Tito Vilanova, në 10-vjetorin pas vdekjes së tij.

28 Prill 2024, 15:30 Nga DOSJA

Homazhi i Leo Messit për Tito Vilanovan, 10 vite pas vdekjes së

SHBA - Në një postim në rrjetet sociale, argjentinasi ka kujtuar ish-trajnerin që udhëhoqi Messin dhe Barcelonën drejt titullit të La Ligës në sezonin 2012-2013, kur skuadra ‘Blaugrana’ vendosi një rekord prej 100 pikësh në La Ligë.

Tito Vilanova u largua nga ekipi në vitin 2013, pas një rikthimi të kancerit të gjëndrës parotide.

Pas një beteje më shumë se dyvjeçare me kancerin, gjatë së cilës u operua dy herë, ai vdiq në vitin 2014. Tito Vilanova ishte 45 vjeç dhe zëvendësoi Pep Guardiolën në pankinën e Barcelonës pas largimit të tij në vitin 2012. Tito ishte i dyti pas tij për katër sezone, gjatë të cilave ai fitoi 14 trofe.

Kontributi i Vilanova në vendimin e Messit për të qëndruar te Barcelona në atë kohë ishte shumë i rëndësishëm. Duket se spanjoli ka luajtur një rol vendimtar në qëndrimin e argjentinasit në klubin katalanas. Tito Vilanova ishte tekniku i 7-të që arriti të fitojë kampionatin në sezonin e tij debutues në stolin e skuadrës katalanase.

Homazhi i Leo Messit për Tito Vilanovan, 10 vite pas vdekjes së

Në vitin 2019, ‘Marca’ raportoi se në ditët e tij të fundit, Vilanova e bindi Messin të qëndronte në klub mes pasigurisë për të ardhmen e tij. Të dy folën “për orë të tëra”, sipas ish-asistentit të Vilanova në Barcelonë, Jordi Roura. Ishte Tito Vilanova ai që këmbënguli që Lionel Messi të luante si 9 false.

“Tashmë 10 vjet, nuk do të të harrojmë Tito”,- është mesazhi i postuar nga Lionel Messi në rrjetet sociale, si nderim për ish-trajnerin spanjol, sipas Goal.com.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll