Sport

VIDEO/ Incidenti mes Salah dhe Klopp në ndeshjen me West Hamin: “Nëse flas sot do të ndez zjarrin”, tha egjiptiani

Ylli egjiptian i Liverpool dhe trajneri i tyre gjerman patën një shkëmbim të ashpër fjalësh përpara se Salah të hynte në fushë si zëvendësues.

28 Prill 2024, 13:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Incidenti mes Salah dhe Klopp në ndeshjen me West Hamin:

ANGLI - Liverpooli humbi gjithçka në Evropë dhe humbën terren në Angli brenda një jave, ndaj kësisoj dhe atmosfera nuk është e mirë në ekip.

‘Reds’ u eliminuan në Europa League nga Atalanta, dhe ndërsa në Premier League, dy javë më parë ishin favoritë për titull, skuadrat e vogla e nxorrën jashtë loje.

Të shtunën, ata barazuan 2-2 me West Ham në Londër dhe i dhanë fund rastit të titullit. Klopp largohet në fund të sezonit dhe vjen Slott, por ankimet mbeten.

Në ndeshjen kundër West Hamit patëm një përleshje mes Salah dhe Klopp!

Mo Salah hyri në ndeshje si zëvendësues, pasi ‘Hammers’ barazuan në 2-2 në minutën e 82-të. Para ndryshimit, Salah dhe Klopp patën një shkëmbim të ashpër me egjiptianin, që i fliste me zemërim trajnerit të tij dhe Klopp tundi kokën pothuajse në mënyrë ironike.

Në fakt situata mund të kishte dalë jashtë kontrollit kur egjiptiani tentoi t’i afrohej gjermanit, por Nunez u fut mes tyre për të “fikur” zjarrin para se ai të ndizte për mirë.

Salah në zonën e përzier në stadiumin e Londrës dhe refuzoi t'i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve pas shkëmbimit të nxehtë me trajnerin e tij. Gjithçka që tha për të shpjeguar moskomentimin e ngjarjes ishte: “Po të flas sot, do të ndez zjarrin”!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll