Sport

Video seksi e Wanda Nara dhe Mauro Icardi për këngën e saj të re...

Wanda Nara ka vendosur t'i kthehet... këndimit dhe videoklipi i saj është më shumë se... erotik

28 Prill 2024, 14:00 Nga DOSJA

Video seksi e Wanda Nara dhe Mauro Icardi për këngën e saj

ARGJENTINE - Ata janë një nga çiftet më të përfolur të showbiz-it të futbollit, që kanë pushtuar opinionin publik për çdo arsye të mundshme dhe të pamundur.

Që në momentin e parë që u bënë çift, Wanda Nara dhe Mauro Icardi sigurohen që vazhdimisht të gjejnë ndonjë arsye për të qëndruar në lajme dhe më në fund e bëjnë këtë me... shqetësimet artistike që ka i pari.

Ndikuesja, sipërmarrëse, personazh televiziv, menaxhere e bashkëshortit të saj dhe tashmë  këngëtare, Wanda ekzagjeruese po përgatitet të publikojë këngën e saj të re me titull "Amor verdadero" (Dashuri e vërtetë).

Një këngë që flet për marrëdhënien e çiftit dhe videoklipi promo, të cilin ajo e ka publikuar përmes llogarive të saj në rrjetet sociale, e tregon pikërisht këtë në një mënyrë tejet sensuale.

Sepse ndërkohë që Icardi shfaqet duke gatuar dhe duke u kujdesur për gruan e tij, skena e puthjes së pasionuar të dy të zhveshur në vaskë është kthyer tashmë në një nga pikat e preferuara të bisedave në emisionet televizive në të gjithë Amerikën Latine.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Wanda Nara (@wanda_nara)

“Faleminderit dashuria ime që vazhdoni të besoni në këtë familje të bukur, faleminderit që jeni forca lëvizëse e jetës sonë. Të dua”,- ishte mesazhi me të cilin Icardi shoqëroi postimin e videoklipit në llogarinë e tij, duke i dhënë shtytjen përkatëse... sipërmarrjes artistike të bashkëshortes.

Nara dhe Icardi kanë së bashku 28.8 milionë ndjekës në Instagram dhe fragmenti nga videoklipi tashmë ka miliona shikime, me çiftin që të enjten (25/4/2014) edhe pse festoi 10-vjetorin që kur u martuan, duken më të lumtur se kurrë dhe lenë pas krizat e dy viteve më parë që tregonte se divorci ishte i sigurt...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll