Sport

Plas te Bayern!...Tuchel i kundërvihet Hoeness-it: "Është shumë larg realitetit..."

Trajneri i Bayernit mohon akuzat e presidentit të nderit të klubit për menaxhimin e lojtarëve të rinj

28 Prill 2024, 11:30 Nga DOSJA

Plas te Bayern!...Tuchel i kundërvihet Hoeness-it: "Është

GJERMANI - Marrëdhënia e Thomas Tuchel me Bayernin vazhdon të bëhet gjithnjë e më e vështirë. Edhe me krijimin e një peticioni për të mbajtur gjermanin si trajner te bavarezët, duket se ka elementë që nuk e vlerësojnë mënyrën se si ai ka punuar me skuadrën.

Uli Hoeness, ish-presidenti i nderit të Bayernit, kritikoi menaxhimin e lojtarëve të rinj nga Tuchel. “Ai mendon se nuk mund t'i përmirësojë Davies, Pavlovic apo Musiala. Nëse ata nuk luajnë mirë, nuk duhet të blejmë të tjerë. Detyra e trajnerit është t'i bëjë ata të rriten dhe t'u japë besim,"- tha Hoeness.

Trajneri nuk e la të shkojë gjatë dhe iu përgjigj: “Është shumë larg realitetit... nuk di çfarë të them. Jam i lënduar, për nderin tim si trajner. Në 15 vitet e fundit, unë dhe ekipi im teknik kemi treguar se u japim shanse të rinjve, veçanërisht në stërvitje dhe në fushë. Nuk i kuptoj tre shembujt e kësaj përmbajtje false. Mendoj se është absolutisht e pabazuar.” Këto ishin deklaratat e Thomas Tuchel, para ndeshjes kundër Eintracht Frankfurt, të cilën Bayern e fitoi 2-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll