Sport

VIDEO/ Derby County ngjitet një kategori më lart, tifozët pushtojnë fushën…

Skuadra e njohur është kthyer në Championship

28 Prill 2024, 12:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Derby County ngjitet një kategori më lart, tifozët

ANGLI - Këtë të shtunë, Derby County siguroi ngjitjen nga Liga Një në Championship.

Skuadra i kaloi dy sezonet e fundit në divizionin e 3-të dhe kur u sigurua promovimi, tifozët e tyre festuan me një pushtim të madh në fushë. Shikojeni videon…

Derby kishte rënë në Ligën Një dy vjet më parë, ku ata nuk kishin qenë që nga viti 1986, kryesisht për shkak të një zbritjeje prej 21 pikësh.

Sezonin e kaluar ishte në vendin e 7-të dhe tani në të 2-tin, duke siguruar kështu promovimin automatic në Championship. Gjithçka u arrit pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Carlisle.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll