Sport

Declan Rice reagon, pasi partnerja e tij u bullizua për pamjen e saj fizike...

“Gruaja ime është dashuria e jetës sime dhe nuk ka grua më të mirë për mua”,- tha mesfushori i Arsenalit.

25 Prill 2024, 20:08 Nga DOSJA

Declan Rice reagon, pasi partnerja e tij u bullizua për pamjen e saj

ANGLI - Partnerja e Declan Rice, Lauren Fryer, së fundmi është bullizuar nga disa persona, të cilët e kritikuan ashpër dhe keq për pamjen e saj fizike.

E dashura 25-vjeçare e futbollistit të Arsenalit, i fshiu të gjitha postimet nga profili i saj në Instagram, pas komenteve që kritikonin Rice për zgjedhjen e partneres.

Futbollisti nuk mund të qëndronte indiferent ndaj gjithë kësaj, dhe theksoi se ajo është e vërtetë, plot humor, e bukur, e sjellshme, dhe se ai e do më shumë se çdo gjë tjetër në botë.

“Gruaja ime është dashuria e jetës sime dhe nuk ka grua më të mirë për mua”,- tha mesfushori i Arsenalit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll