Sport

“Përvoja e Messit” u hap në Miami…

Ardhja e Lionel Messit në Miami i habiti të gjithë, por lojtari po i jep energji qytetit

25 Prill 2024, 18:03 Nga DOSJA

“Përvoja e Messit” u hap në Miami…

SHBA - Lionel Messi është sërish tema e bisedës, këtë herë për “Messi Experience”, një ekspozitë teknologjike dhe gjithëpërfshirëse në Miami, por që nuk mundi të përfshijë praninë e yllit për arsye të ngarkesës së planifikuar.

Në këtë event morën pjesë rreth 500 të ftuar dhe në tapetin e kuq mund të shiheshin disa njerëz nga industria sportive dhe muzikore e Majamit.

“Eksperienca e Messit” filloi në Coconut Grove dhe do të zhvillohet në disa qytete të Shteteve të Bashkuara dhe do të mbërrijë edhe në Argjentinë gjatë verës.

Ardhja e Lionel Messit në Miami i habiti të gjithë, por lojtari po i jep energji qytetit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll