Sport

Përfundon sezoni për Enzo Fernandez, ai do të operohet për të arritur Copa America

Pas dëmtimit, përfundon sezoni për Enzo Fernandez, por argjentinasi do t’i nënshtrohet një operacioni, me synim për të qenë i aftë për Copa America.

25 Prill 2024, 19:33 Nga DOSJA

Përfundon sezoni për Enzo Fernandez, ai do të operohet për

ANGLI - Chelsea do të jetë pa Enzo Fernandes për pjesën e mbetur të sezonit, pasi mesfushori argjentinas do t'i nënshtrohet një operacioni në ijë dhe nuk do të jetë në dispozicion të Pochettinos.

Synimi i argjentinasit është të jetë gati në kohë për Copa America dhe të jetë në gjendje të forcojë përpjekjet e ‘Albicelestes’ që në fillim të turneut, përkatësisht më 20 qershor.

Fernandes luajti normalisht në humbjen e rëndë nga Arsenali, megjithatë ai u ankua për shqetësim dhe për këtë arsye do të kalojë nga dera e operacionit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll